Alqi Bllako është arrestuar në banesën e tij dhe është dërguar në policinë e Tiranës. Dorëzimi i tij vjen një ditë pasi ai hoqi dorë nga mandati i deputetit.
Më herët Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-deputetit socialist. Bllako është pjesë e grupit që akuzohen për inceneratorin e Fierit e atë të Elbasanit.
Sipas SPAK, Bllako, ish-ministri Koka e ish-kreu i komunës Portëz Pëllumb Abeshi akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet lidhur me shpronësimet e kryera mbi tokën ku është ndërtuar inceneratori i Fierit.
Në një deklaratë të shkurtër dy ditë më parë deputeti i PS-së Bllako tha se është i pafajshëm dhe se do e provojë këtë para drejtësisë.
Kryeministri Rama e kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla kanë deklaruar lidhur me çështjen në fjalë se përgjegjësia është individuale dhe se PS nuk bëhet mburojë e askujt që ka probleme me drejtësinë.
Deri tani për inceneratorin e Fierit, Gjykata e Posaçme ka vendosur 7 masa arrest në burg e 2 arrest në shtëpi. Mes të arrestuarve është edhe njëriu i Gramoz Ruçit, drejtori i Albpetrolit, Florian Muçaj.