Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Sot mund të jetë 1 prilli, por nuk është shaka, nga sot mund të përfitoni vizë 10-vjeçare


Sot shënohet dita e parë e zgjatjes 10-vjeçare të vizave amerikane për shqiptarët.

E me këtë rast, Ambasada Amerikane në vendin tonë ka publikuar një mesazh lidhur me këtë duke shkruar: “Sot mund të jetë 1 Prill, por kjo nuk është shaka!”.

Në njoftim thuhet se ambasadorja e Yuri Kim, ka përshëndetur aplikanten shqiptare së cilës iu dha viza e parë amerikane e vlefshme për 10 vjet, e jo më për 3 sikurse ishte më parë.

 “Sot mund të jetë 1 prill, por kjo nuk është shaka! 1 Prilli shënon ditën e parë të zgjatjes 10 vjeçare të vizave për shqiptarët të cilët marrin viza turistike dhe biznesi për në Shtetet e Bashkuara.

Mëngjesin e sotëm, Ambasadorja Yuri Kim përshëndeti aplikanten shqiptare të cilës iu dha viza e parë amerikane e vlefshme për 10 vjet.

Ambasadorja Kim e uroi atë dhe bisedoi mbi planet e udhëtimit të saj për në Shtetet e Bashkuara këtë verë. Siç njoftuam këtë javë, vlefshmëria e vizave për aplikantët shqiptarë të kualifikuar për viza të reja turistike dhe biznesi do të zgjatet nga 3 vjet në 10 vjet, gjë që do të thotë se vizat turistike dhe të biznesit të dhëna pas ditës së sotme, do të jenë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.”- thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Në fakt ky lajm u nda pak ditë më parë nga ambasadorja Kim përmes nje videomesazhi, ku shprehej se “kjo do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara.” 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)