Ish-kryeministri Berisha ka pohuar mbrëmjen e sotme se ka keqardhje lidhur me atë që ka ndodhur në PD me ish-kreun e saj Basha.
Ai e bëri deklaratën në emisionin ‘Zonë e Lirë’ ku theksoi se Basha ka treguar mungesë integriteti politik e ka bërë veprime totalitariste.
Po kështu ish-kryeministri theksoi se PD-ja do organizojë protesta duke organizuar të gjithë ata që organizojnë protesta.
“Nuk ishte vetëm për dyert e blinduara po që muajt e ardhshëm kjo parti të mund të afrojë elitën më të re shqiptare. Ai tregoi mungesë të plotë integriteti politik. Bëri veprime totalitariste të paimagjinueshme. Padiskutim që protesta do organizojmë po do respektojmë të gjithë ata që organizojnë protesta. Pa pretenduar për t’u marrë lidershipin. Tani kompetencat e kryetarit u kalojnë institucioneve. Kam një keqardhje të madhe, s’e mohoj këtë. Kam keqardhje të madhe për faktin se së pari ai tregoi mungesë të plotë të integritet politik. Së dyti është e paimagjinueshme se si një njeri i shkolluar mund t’i lejojë vetes veprime totalitariste të paimagjinueshme.”