Vendosni fjalën kyçe....

Dërgohet në spitalin e Traumës autori i dyshuar i plagosjes së Njësisë Kallmet, ka plagë me armë zjarri


Personi që akuzohet se qëlloi me tre plumba kreun e Njësisë Kallmet në Lezhë ditën e sotme është plagosur gjithashtu.

Altin Marku u aarrestua në një banesë në Kallmet para pak çastesh ndërsa është dërguar me shpejtësi më spitalin e Traumës në Tiranë.

Është ende e paqartë nëse Marku është vetëplagosur apo gjatë ngjarjes ka pasur një shkëmbim zjarri.

Vetë personi në fjalë ka deklaruar se ka qenë pala tjetër që ka qëlluar e para me armë. Ngjarja ndodhi ditën e sotme ku Besnik Simoni, kreu i Njësisë Kallmet u qëllua me tre plumba në rrugë.

Fillimisht ai u mjekua në spitalin e Lezhës e më pas është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë.