Vendosni fjalën kyçe....

“Gëzuar Shqipëri!” – Basha mesazh me rastin e 13-vjetorit të anëtarësimit në NATO


Me rastin e 13-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka reaguar ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“13 vjet anëtar të NATO-s, krah për krah aleatëve tanë euro-atlantikë në aleancën më të madhe ushatarake në histori.

Gëzuar Shqipëri! ”– thuhet në mesazhin e Bashës, i cili që pas dorëheqjes së tij nga drejtimi i PD-së, ka qenë më pak aktiv në rrjetet sociale dhe në medie.

Kujtojmë se më 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.

Me rastin e 13-vjetorit, pati më herët një mesazh edhe nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili shprehej:  “Pavarësisht periudhave të caktuara, vokacioni i popullit shqiptar ka qenë ndër shekuj perëndimor. 13 vjet më parë ky vokacion u materializua me anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të madhe politiko-ushtarake që ka njohur bota.”