Vendosni fjalën kyçe....

I mungonte babai, vogëlushja 5-vjeçare në Itali del nga shtëpia me pizhame dhe pantofla dhe vihet në kërkim të tij


Duke ndjerë mungesën e babait që s’e kishte parë në mëngjes, një vogëlushe 5-vjeçare në Milano ka dalë nga shtëpia, e veshur me pizhame dhe pantofla, si dhe një çadër në dorë dhe ka hipur krejt e vetme në autobusin e parë që i ka dalë përpara për ta kërkuar.

Në dukje gjithccka do të ishte normale, nëse nuk do të ishte për moshën e saj, vetëm 5 vjeç.

Natyrisht, prania e pazakontë e vogëlushes, e vetme në transportin publik, është vënë re menjëherë nga shoferi dhe pasagjerët e tjerë të cilët kanë lajmëruar policinë.

 Sikurse raporton Il Giorno.it, policët e çuan fëmijën në shtëpi, ku zbuluan se babai kishte munguar në mëngjes pasi ishte larguar për të shoqëruar vajzën e madhe 10-vjeçare në shkollë, ndërsa nëna nuk e kishte vënë re “arratisjen” e papritur të vajzës së saj të vogël.