Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur këtë të premtë (1 Prill) për të bërë me dije të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e COVID -19 në vend, si dhe masat që do të qëndrojnë në fuqi apo hiqen.
Kështu, zv.ministrja Mira Rakacolli bëri me dije se Komiteti i Ekspertëve vendos “të heqë kufizimet e numrit të personave deri në 50 në grumbullime dhe të mbushjes së kapaciteteve deri në 30 të hapësirave ku zhvillohen këto aktivitete.”
Gjatë fjalës së saj, drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha se mbulesa vaksinale në rang kombëtare është 49%: “Mbulesa vaksinale është 49% me një dozë me dy doza 45%. Të vaksinohen pasi sezoni përvijon akoma dhe për pëgatitetim për sezonin e vjeshtës të 2022.”
Po ashtu, mjekja Najada Çomo theksoi se ka një ulje të numri të të shtruarve në spitale.
“Në dy javët e fundit kemi ulje të numrit të të shtruarve, varion nga 15-20 raste në 24 orë gjithsej të shtruar.
Numri i atyre që paraqiten në spital është deri në 3 raste gjatë 24 orëve.
Nga 45-65 vjec eshte grupmosha më e prekur, 60% të atyre që janë shtruar.
Për herë të parë ndodh që në spital mbizotëron numri i të shëruarve krahasuar me numrin e të shtruarve.
Eshte dyfishuar numri i pacientëve të dalë nga spitali krahasuar me numrin e pacientëve të shtruar, është ulur numri i personave që kanë ndërruar jetë.”- tha Çomo.
Masat që ndryshojnë
Zv.ministrja Mira Rakacolli bëri me dije masat që ndryshojnë nga 1 Prilli.
“Qytetarët që hyjnë nga pikat kufitare duhet të dorëzojnë një nga dokumentet, pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë, provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj.
Rezidentët që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura duhet të vetëizolohen.
Qytetarët e konfirmuar me Covid të respektojnë izolimin 5 ditë nga koha e konfirmimit.
Vijon të mbetet në fuqi në gjithë institucionet shëndetësore mos lejohet hyrja e familjarëvë për personat e shtruar.
Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, qendra tregtare supermarkete, dyqane etj.
Në administratë duhet të kesh certifikatën e vaksinimit. Vaksinimi është i hapur. Doza booster ofrohet për të gjitha kategoritë, 5 muaj pas dozës së dytë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të na mbrojtur nga COVID-19.”– bëri me dije Rakacolli.