Studiuesja shqiptare Suzana Starikov Skënderi shkroi mëngjesin e sotëm se kryeministri Rama ishte një nga dy kandidatët për të marrë postin e Sekretarit të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg.
Një pjesë e madhe mediash në Shqipëri e Kosovë e publikuan menjëherë lajmin që bëri jo pak zhurmë edhe në rrjetet sociale.
Rreth dy orë më pas ajo ka shkruar në Twitter se e gjitha ka qenë një shaka për 1 prillin që njihet si Dita e Gënjeshtrave.
Ajo shkruan se normalisht nuk do e shpjegonte të gjithën por po e bën duke qenë se mediat në Shqipëri kanë shkaktuar jo pak zhurmë duke publikuar lajmin në fjalë.
“Ok, njerëz, ky është një truk për 1 prillin (sigurisht!). Nuk do ta shpjegoja këtë, por duhej ta bëja, sepse disa media në Shqipëri e publikuan postimin në Tëitter pa ndonjë hulumtim – ata madje morën gabimet e mia drejtshkrimore në emër të kryeministres së Estonisë në lajmet e tyre.” – shkruan Starikov.