Zjarri në një fabrikë nafte në Rajonin Belgorod, Rusi u shkaktua nga një sulm ajror ukrainas, tha të premten në mëngjes guvernatori Vyacheslav Galdkov. Incidenti u raportua në mes të fushatës ushtarake të Rusisë në vendin fqinj.
Gladkov tha se terminali u godit nga ‘dy helikopterë ushtarakë ukrainas që kanë hyrë në territorin e Rusisë ndërsa fluturonin në lartësi të ulët’. Hollësitë e ngjarjes megjithatë ende nuk janë sqaruar.
Guvernatori tha se dy punëtorë morën lëndime të lehta e janë jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet filluan evakuimin e njerëzve nga zonat përreth.
Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë një zjarr të madh që shpërtheu në objekt.
Guvernatori e quajti situatën me furnizimin me karburant ‘të qëndrueshme’, duke shtuar se ‘nuk do ketë mungesë karburanti’.
Ministri i Energjisë Nikolaj Shulginov tha në mënyrë të ngjashme se zjarri nuk do të shkaktojë mungesa apo rritje çmimesh, duke shtuar se stacionet e benzinës në Belgorod do të marrin karburant nga rajone të tjera nëse është e nevojshme.
RIA Novosti citoi shërbimet e urgjencës të kenë thënë se ekziston rreziku i përhapjes së zjarrit në depo shtesë të naftës.