Vendosni fjalën kyçe....

Shefes së futbollit të Norvegjisë i thuhet të ‘edukohet’ pas kritikave ndaj Katarit (Video)


Shefes së Federatës Norvegjeze të Futbollit, Lise Klaveness, iu tha të ‘edukohej’ nga Sekretari i Përgjithshëm i Katarit 2022, Hasan Al Thawadi, pas komenteve të saj mbi keqtrajtimin e dyshuar të vendit të tij ndaj punëtorëve emigrantë dhe komunitetit LGBTQ, të bëra gjatë Kongresit të FIFA-s në Doha.

Gjatë një fjalimi gjashtëminutësh, Lise Klaveness tha se në vitin 2010: “Kupat e Botës u dhanë nga FIFA në mënyra të papranueshme me pasoja të papranueshme për Katarin dhe Rusinë.”

Ajo shtoi se nuk ka ‘nuk ka vend’ për punëdhënësit ‘të cilët nuk sigurojnë lirinë dhe sigurinë e punëtorëve të Kupës së Botës’ – me raporte që pretendojnë se 6,500 prej tyre kanë vdekur duke ndërtuar stadiume për turneun e nëntorit – dhe as mikpritësit që ‘nuk mund të garantojnë ligjërisht sigurinë dhe respektin për personat LGBTQ+ që vijnë në këtë teatër të ëndrrave’.

“Ky nuk është forumi, momenti apo skena e duhur për të diskutuar dhe analizuar këto çështje”, i tha asaj Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Hondurasit, Jose Ernesto Mejia.

Megjithatë, duke dalë në skenë më pas, Al Thawadi sugjeroi se opinioni i Klaveness, e cila është lezbike, ishte i vjetëruar dhe shprehu zhgënjimin që ajo nuk kishte kërkuar një takim përpara kongresit për të shprehur shqetësime të tilla.

 

“Ne kemi shpenzuar 12 vjet punë të vazhdueshme kushtuar organizimit të një turneu që lë trashëgimi të vërtetë shndërruese sociale, njerëzore, ekonomike dhe mjedisore,” protestoi Al Thwadi.

“Dëshiroj të shpreh një zhgënjim. Klaveness nuk bëri asnjë përpjekje për të kontaktuar me ne dhe nuk u përpoq të angazhohej në dialog përpara se t’i drejtohej kongresit. Ne jemi gjithmonë të hapur ndaj kritikave konstruktive bazuar në të kuptuarit e kontekstit të çështjeve, të kuptuarit e progresit në terren dhe nga ata që duan të edukojnë veten përpara se të japin ndonjë gjykim,” përfundoi ai.

Klaveness, e cila është një ish-profesioniste që dikur arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2007 me kombëtaren norvegjeze, u zgjodh në rolin e saj këtë muaj dhe është kryetarja e parë femër e Federatës Norvegjeze të Futbollit.

“Futbolli mund të frymëzojë ëndrrat dhe të thyejë barrierat, por si liderë ne duhet ta bëjmë atë siç duhet, me standardet më të larta,” filloi ajo fjalimin e saj.

“Vitin e kaluar Norvegjia debatoi për bojkotimin e Kupës së Botës në 2022”, zbuloi Klaveness.

“Në vend të kësaj, ne votuam për dialogun dhe presionin përmes FIFA-s si mënyra më e mirë për të punuar për ndryshime. Anëtarët tanë vënë në dyshim etikën në sport dhe kërkojnë transparencë. FIFA duhet të veprojë si një model. Të drejtat e njeriut, barazia, demokracia: interesat thelbësore të futbollit nuk ishin në qendër të bisedimeve”, vazhdoi ajo pasi tha se Kupat e Botës jepeshin në ‘mënyra të papranueshme me pasoja të papranueshme’.

Më vonë gjatë kongresit, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino pretendoi se organizata e tij ka ‘shtyrë autoritetet në Katar’ që në fillim dhe ka ‘gjetur në to një partner që ishte i angazhuar për të bërë atë që ishte e nevojshme për të miratuar dhe zbatuar ndryshimet në çështjet e të drejtave të njeriut në këtë vend’.

Në një video të përgatitur, Infantino tha gjithashtu se reformat e fundit të legjislacionit të punës në Katar kanë qenë ‘të pabesueshme’.