Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Kallmet të Lezhës, një i plagosur


Pak pas shpërthimit të ndodhur në Lezhë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në këtë qark. Më saktë në Kallmet.

Sipas televizionit “News 24” është plagosur një person me armë zjarri, i cili po dërgohet drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.

I plagosuri është Besnik Simoni, administratori i njësisë Kallmet.

Policia ka blinduar zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit.