Vendosni fjalën kyçe....

U arrestua pas përplasjes me armë, lihet në burg Nuredin Dumani


Jepet masa e sigurisë “arrest me burg” për Nuredin Dumanin. Vendimi u nmor sot nga Gjykata e Elbasanit.

Prokuroria ka ngritur akuzë për “vrasje të mbetur në tentativë”, pasi dyshohet se Dumani po shkonte të kryente një atentat, në momentin kur ndodhi përplasja me armë.

Aktualisht, 37-vjeçari Nuredin Dumani ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmë mjekësore.

Dumani mbeti i plagosur nga të shtënat me armë dy ditë më parë në aksin rrugor Papër-Elbasan. Në orët e pasdites së 30 marsit, u gjet një mjet tip “BMW” i bërë shoshë nga plumbat.

Pas atentatit, Dumani i plagosur u strehua në Fier, por që u kap nga policia.

Dyshimet janë se ai është qëlluar nga bashkëpunëtorët e Talo Çelës.

Avokati i tij, Armand Tragaj në një deklaratë për mediat se klienti i tij nuk ka folur ende për hetuesit pasi nuk është në gjendje për të dhënë dëshmi.

Sipas tij, Dumani nuk kishte qëllim të kryente vepër penale.

“Dumani nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk është mirë të flasë. Nuk di se kush e ka bërë atentatin, janë sekrete hetimore.

Prokuroria pretendon ka dijeni, por ne nuk e besojmë se ka dijeni. Klienti nuk ka pas për qëllim për atë kryer vepër penale, por lëvizte i armatosur për shkak të problematikave që ka dhe kjo nuk është më sekret.”- tha avokati.

Dumani dyshohet për një sërë ngjarjesh kriminale në vend mes të cilave ekzekutimi i Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës dhe katër të rinjve në Durrës.