Ukraina i zmbrapsi forcat ruse rreth Kievit të premten, duke rimarrë kontrollin e disa zonave pranë kryeqytetit mes betejave të ashpra, thanë zyrtarët ukrainas.
Rusia tha gjatë negociatave të martën se do të zvogëlojë operacionet në rajonet e Kievit dhe Chernihiv, që të dyja në veri të Ukrainës, por zyrtarët në të dy rajonet thonë se luftimet kanë vazhduar në disa zona.
“Trupat tona po i ndjekin si në veriperëndim ashtu edhe në verilindje të Kievit trupas ruse, duke e shtyrë armikun larg kryeqytetit,” tha Oleksiy Arestovych, një këshilltar politik i presidentit Volodymyr Zelensky.
Ai tha se Rusia po kryente gjithashtu një rotacion të pjesshëm të trupave dhe po dërgonte disa nga forcat e saj për të luftuar në Ukrainën lindore.
Më vonë, zyrtarët lokalë thanë se qytetet e rajonit verior të Kievit, Bucha dhe Ivankiv, ishin rimarrë nga forcat ukrainase dhe forcat e armatosura të Ukrainës dhe po kështu se qyteti i afërt i Borodyanka ishte çliruar gjithashtu, duke shpërndarë një foto të trupave ukrainase.
Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë informacionin për qytetet e rimara nga frocat ukrainase, lëvizjet ushtarake ose luftimet në rajon.