Vendosni fjalën kyçe....

Alqi Bllako del para gjykatës ditën e sotme, përballet me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre


Ish-deputeti Alqi Bllako përballet sot në gjykatë me akuzat e ngritura nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për aferën e inceneratorit të Fierit.

Seanca është parashikuar të niste në orën 11:00 në Gjykatën e Posaçme ku ish-deputeti do dalë para trupës gjykuese. Seanca do zhvillohet me dyer të mbyllura.

Alqi Bllako akuzohet për për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa GJKKO vendosi masën ‘arrest me burg” për të, 1 ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit. SPAK e akuzon Bllakon se ka falsifikuar dokumentet e shpronësimit për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi. 

Çështja e arrestimit të Bllakos insinuoi një situatë përplasje në deklarata mes Polciisë dhe SPAK. Fillimisht në media u aludua se Bllako pasi kishte dorëzuar mandatin nuk ishte arrestuar ende dhe se policia kishte shkuar në banesën e tij por nuk e kishte gjetur gjë që ngriti dyshimet se ish-deputeti ishte larguar nga Shqipëria.

Pas këtyre aludimeve të datës 31 mars, mëngjesin e ditës së 1 prillit ju përgjigj Policia e Shtetit me një deklaratë ku thuhej se Bllako qëndronte i arrestuar që prej mesantës së 31 marsit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Por një komunikatë e SPAK disa orë më vonë hodhi poshtë reagimin e policisë. Prokuroria e Posaçme në deklaratën e saj përcaktoi orën e saktë (sipas tyre) dhe mënyrën e ndalimit të Bllakos. SPAK tha se Bllako u vetëdorëzua dhe nuk u arrestua nga policia rreth orës 3:30 të mëngjesit të 1 prillit.