Vendosni fjalën kyçe....

Berisha homazhe për 2 Prillin në Shkodër: Martirët apel për të rinjtë e sotëm që të vijojnë betejën për votën e lirë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në Shkodër me rastin e “2-Prillit” që kujtohet si dita e rënies dëshmor të Arben Brocit, Bujar Bishnakut, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Cekës.

Gjatë një proteste kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti, u vranë katër djem dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Berisha ditën e sotme ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë, Bardh Spahia.

Ish-kryeministri dha edhe një mesazh për këtë ditë ku tha se martirët e 2 Prillit kanë një apel për të rinjtë shqiptarë që të vazhdojnë betejën për votën e lirë.

Martirët e 2 Prillit, sot më shumë se kurrë, kanë një apel për të rinjtë shqiptarë: Të vazhdojnë betejën e tyre për votën e lirë!

Sot shqiptarët nuk përballen me një diktaturë staliniste, por me një qeveri e cila siç faktohet çdo ditëm, përbën një organizatë të vërtetë kriminale, një qeveri e cila veproi si çdo organizatë tjetër kriminale, vjedh e plaçkit shqiptarët, votën, liritë, pasuritë e tyre dhe kjo përbën një kushtrim, një apel, një kushtrim për çdo qytetar që të bashkojmë forcat për të çliruar Shqipërinë, të frymëzuar nga Shkodra – nga kjo klikë që nuk ka asgjë të përbashkët me idealet  që u sakrifikuan martirët e Shkodrës.

Ndaj dhe të zotohemi ne, para kujtimit, veprës së Arben Brocit, Bujar Beshanakut, Besnik Cerës, Nazmi Kryeziut se do të bëjmë gjithçka, të gatshëm për çdo sakrificë t’u rikthejmë votën e lirë shqiptarëve për të cilën këta të rinj flijuan rininë dhe jetën e tyre. Rroftë Shkodra, nderim martirëve të 2 Prillit.”