Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se ra nga tarraca e banesës ku punonte, humb jetën 67-vjeçarja në Tiranë


Një 67-vjeçare kë humbur jetën në Tiranë pasi dyshohet se ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar.

Viktima është një person me iniciale S.Ç. e cila ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”