Evi Kokalari ka ‘zbuluar’ se ‘është maloke’.
Ajo shkuan se i pari i fisit ka qenë Kol Gjoni, i cili ka zbritur nga veriu në Gjirokastër për biznes.
Kokalari ka treguar edhe version të shkurtër të pemës së saj gjenealogjike ndërsa shkruan se fakti i mësipërmt shpjegon se pse merret vesh mirë me të veriut.
“Në fakt, po ta marrësh hollë-hollë unë #MALOKE jam sepse i parë ynë ka qënë Kol Gjoni që zbriti nga veriu në Gjirokastër për bisnes. Kjo besoj shpjegon pse merrem vesh mirë me këta të veriut.Një version shumë i shkurtër i pemës të fisit tonë.”
Shënimi i Kokalarit në Facebook vjen pas debatit të hapur mbi deklaratat e ish-kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Bungo ndaj drejtueses së prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj gjatë vetingut. Sipas Bungos shkarkimi i Imerajt do të thoshtë një maloke më pak në sistemin e drejtësisë.