Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli nënshkruan marrëveshjen ‘historike’ me ish-rivalin


Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përfunduar pesë muaj negociata duke nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë, në vijim të marrëveshjes që vendosi zyrtarisht marrëdhëniet midis dy kombeve.

Ministrja e Ekonomisë dhe Industrisë e Izraelit Orna Barbivai dhe Ministri i Tregtisë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Thani bin Ahmed Al Zeyoudi, u takuan në Jerusalem për një raund të katërt dhe të fundit bisedimesh të martën, duke nënshkruar përfundimisht marrëveshjen të premten.

“Që nga vendosja e marrëveshjes, Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë ka punuar për të zgjeruar marrëdhëniet ekonomike midis Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe për të realizuar potencialin e tij ekonomik,” tha Barbivai.

“Finalizimi i negociatave është një moment historik i rëndësishëm në marrëdhëniet midis vendeve dhe ne do të vazhdojmë të ndihmojmë komunitetin e biznesit izraelit në vendosjen e marrëdhënieve tregtare në Emiratet e Bashkuara Arabe”, shtoi ajo.

Ministri i Tregtisë të Emirateve të Bashkuara Arabe shkroi të premten në Twitter se ‘kjo marrëveshje historike do ndërtohet mbi marrëveshjet historike të Abrahamit dhe do të çimentojë një nga marrëdhëniet tregtare më të rëndësishme dhe më premtuese në zhvillim në botë’.

Marrëveshja, e cila u desh mbi pesë muaj për t’u negociuar, thuhet se do të bëjë që rreth 95% e produkteve të tregtuara midis Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – të tilla si ushqimi, bujqësia, produktet kozmetike, pajisjet mjekësore dhe ilaçet – të bëhen pa doganë, menjëherë ose në mënyrë të përshkallëzuar, tha ministrja izraelite.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli, të cilat thuhet se arritën rreth 900 milionë dollarë në tregtinë dypalëshe në 2021, normalizuan marrëdhëniet e tyre në vitin 2020 si pjesë e Marrëveshjes së Abrahamit të ndërmjetësuar nga SHBA. Marrëveshjet kishin për qëllim vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe përmirësimin e bashkëpunimit midis vendeve në rajon.

Në fillim të kësaj jave Izraeli priti një samit, ku ftoi diplomatë të lartë nga SHBA-ja, si dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Maroku, me të cilët ka normalizuar marrëdhëniet që nga viti 2020. Kryeministri izraelit Naftali Bennett bëri gjithashtu një ‘vizitë të befasishme’ në Egjipt së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe.