Kryeministri i Pakistanit Imran Khan tha të shtunën se mocioni i mosbesimit që kërkon ta rrëzojë nga pushteti është një përpjekje për ndryshimin e regjimit e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
Khan po përballet me një votim për ta rrëzuar atë të dielën.
Khan i tha një grupi gazetarësh të huaj se, ‘lëvizja për të më larguar mua është një ndërhyrje e hapur në politikën e brendshme nga Shtetet e Bashkuara’.
Shtëpia e Bardhë ka mohuar se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të largojnë Khan nga pushteti pasi ai bëri akuza të ngjashme ditët e kaluara.