Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në spitalin e Lezhës 53-vjeçari i dënuar


Një i dënuar ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës ku u dërgua pasi nuk ishte ndjerë mirë. Viktima kishte masën ‘shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik’.

Personi që ka humbur jetën është 53-vjeçari Besnik Spaho, i cili ishte dënuar në vitin 2015 me burg për vrasje për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë.

Ai është ndjerë keq dhe është transferuar nga mjedisi i përshtatur për personat e kësaj kategorie në burgun e Shënkollit në spitalin e Lezhës ku ka ndërruar jetë.

Shkak i vdekjes dyshohet një arrest kardiak megjithatë prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.