Dy persona janë arrestuar në rrugën Lezhë-Milot.
Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonin, policia ka gjetur një sasi prej 26 kilogramësh kanabis.
Të arrestuarit janë Ardit Marku e Emiljan Gega të cilët janë shqëruar në polici e përballen me akuzat e transportit e shitjes së lëndës narkotike.