Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në Lezhë, arrestohet 36 vjeçari, shpallet në kërkim një 46-vjeçar


Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme ku ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në afërsi të një restoranti në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, shtetasi Admir Zogaj ka hedhur një ndezës granate në drejtim të shtetasit Sokol Pepushi, e cila ka shpërthyer pa shkaktuar dëme në njerëz.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sokol Pepushi, 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Admir Zogaj, 46 vjeç, banues në Manati, Lezhë.

Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në afërsi të një restoranti në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, shtetasi Admir Zogaj ka hedhur një ndezës granate në drejtim të shtetasit Sokol Pepushi, e cila ka shpërthyer pa shkaktuar dëme në njerëz.

Pas kësaj ngjarjeje, shtetasi Sokol Pepushi është larguar pa njoftuar Policinë. Vijon puna për kapjen e shtetasit Admir Zogaj.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit Admir Zogaj, si dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasit Sokol Pepushi”-njofton policia.