Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Tiranë-Fushë Krujë, ku kanë mbetur të plagosur pesë persona, mes të cilëve edhe fëmijë.
Sipas “Report TV”, automjeti tip “Volksëagen” në të cilin po udhëtonin 5 familjarë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal anash saj.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona: një grua bashkë me dy fëmijë e saj te mitur 5-6 vjeç, një e moshuar dhe një djalë i ri, të cilët janë dërguar tek Trauma në Tiranë.
Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë.