Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Sipas uniformave blu, një 52-vjeçar i cili ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Toyota” është përplasur me një motor që drejtohej nga një 75-vjeçar. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Sot rreth orës 13:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kafaraj, shtetasi A. Xh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Toyota’ është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 75 vjeç, e për pasojë është dëmtuar shtetasi M. H., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.