Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme ku nga të shtënat e ndodhura në rrugën dytësore ka mbetur i vrarë një person.
Një i ri rreth 35 vjeç është gjetur i pajetë nga të shtënat në makinë, raporton News 24.
Fillimisht u dyshua për një person të plagosur, por më pas rezultoi se personi i gjetur kishte ndërruar jetë.
22:48: Të shtëna me armë në aksin Tiranë-Durrës, qëllohet në drejtim të një makine, dyshohet për një të plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar në aksin Tiranë-Durrës, ku dyshohet se është qëlluar në drejtim të një makine.
Ngjarja ka ndodhur te kthesa e Rinasit.
Dyshohet se nga të shtënat ka një person të plagosur.