Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha në deklaratën e tij nga Shkodra i është përgjigjur zërave për kandidimin për President të Shqipërisë.
Basha tha se zërat janë gënjeshtrat e shpallura nga non gratat.
“Mos bini pre e trukeve. Çdo ditë non gratat shpallin gënjeshtra për të hequr vëmendjen nga e vërteta. Demokracia është në krizë, ekonomia në krizë dhe shoqëria në krizë. Nuk ka gënjeshtër për të hequr vëmendjen nga të vërtetat”-deklaroi Basha.
Basha u përgjigj edhe për rikandidimin për drejtimin e PD-së ku tha se nuk është në rrugën që ka nisur për veten pasi sipas tij ai po i flet shqiptarëve.
Jo nuk behet fjalë fare, nuk flas unë këtu as për kandidim as për rikandidim, unë po flas për shqiptarët dhe shkodranët. Nuk i jap luksin askujt që të përgjigjem për veten time, nuk jam këtu për veten time. Jam këtu për vlerat e shkodraneve, se të ishte për veten time kam vite që për fat te keq kam braktisur jetën familjare, prindërit e mi, dhe do kisha si ta shpenzoja kohën e lirë por jam këtu për t’i qëndruar fjalës së dhënë”, tha Basha.”, tha Basha.