Vendosni fjalën kyçe....

Dega e PD Kurbin akuzon Komisionin e Rithemelimit se po zhvillon proces zgjedhor të njëanshëm


Ndasitë në Partinë Demokratike nuk kanë përfunduar me dorëheqjen e Lulzim Bashën dhe vendimin e gjykatës për regjistrimin e statutit të propozuar nga Komisioni i Rithemelimit.

Ditën e sotme Dega e PD-së Kurbin ka akuzuar Grupin e Rithemelimit se po zhvillon proces për zgjedhje të njëanshme në këtë zonë.

Në postimin e shpërndarë edhe nga faqja zyrtare e Partisë Demokratike thuhet se në grupseksionet e Kurbinit janë bërë anëtarësime me zor me qëllim që të shtohet pjesëmarrja.

Madje dega e Kurbinit thotë se Komisioni i Rithemelimit e ka propagandë thirrjen për ribashkim pasi procesi që po zhvillon reflekton përçarje dhe jo bashkim.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Shqipërisë, Dega Kurbin, kundërshton me forcë procesin dhe farsën e zgjedhjeve të njëanëshme që po zhvillohet në Kurbin, nga persona të vetëshpallur si komandues të ashtëquajtur Komisioni i Rithemelimit.

Në të gjitha Grupseksionet ku kanë zhvilluar emërimet, pjesëmarrja e anëtarësisë ka qenë në nivelet 20-25% madje edhe te atyre kushërinjve e njerëzve të tyre që i kanë bërë me demek anëtarë duke ju lutur ti bëjnë anëtarë nëpërmjet një formulari anëtarsimi.

Ndryshe nga sa propagandohet në media nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për bashkim, i gjithë procesi reflekton përçarje dhe jo bashkim.

Të gjithë së bashku ne Qendër ranë dakord se do të vazhdojmë të qëndrojmë të palëkundur për bashkim, bashkim i cili duhet të mbështetet në vlerësimin e kontributeve të gjithësecilit, në një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe ku të garantohej vota e lirë, por kjo kuptohet se ky grup paska si qellim vetëm përqarjen dhe largimin e anëtareve të Partisë Demokratike dhe lënien e Ramës në pushtet me çdo mekanizëm, pasi këto veprime përçarëse dërgojnë ujë vetëm ne mullirin e Edi Ramës.

Askush nuk duhet larguar apo trajtuar ndryshe ne Partinë Demokratike pavaresisht mendimit te tij personal. U vërtetua me dt 6 se ishim shume pak saqë nuk u arrit te fitohej asnjë bashki tjetër perveç asaj që adminstrohej nga Partia Demokratike me ish Bashkiaken Voltana Ademi dhe që shitet sot si triumf i madh asgjë nuk ka fituar askush madje kemi humbur më shumë me veprimet e përçarjen që u zhvillua dhe po vijon me forcë përsëri.

Çdo përçarje ka një buzëqeshje nga Edi Rama kujt t’i shërbej të vazhdoj por do jetë vonë kur ta kuptojnë se në çfarë gradë po e dërgojnë këtë Parti të qytetarëve dhe jo te pronare që mendojnë se e kanë të tyren.