Mjekët Bledi Bërdalli dhe Julian Malaj si dhe infermieri Ermal Gjeci kanë dalë sot para gjykatës së Elbasanit, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Mjekët e Spitalit të Fierit, të cilët janë arrestuar pasi i kanë ofruar ndihmë mjekësore në banesën e tij të shumëkërkuarit, Nuredin Dumani.
Gjykata ka vendosur që t’i lërë në “arrest shtëpie” ndihmës/mjekun, Julian Malaj dhe laborantin, Bledi Bërdalli. Ndërsa është vendosur masa ‘detyrim paraqitjeje’ për kirurgun, Ermal Gjeçi.
Dy mjekët dhe infermieri i Spitalit të Fierit u arrestuan nga policia pasi mjekuan të shumëkërkuarin Nuredin Dumani, i cili ishte plagosur pas përplasjes me armë në Elbasan, mes Talo Çelës dhe Dumanit. Ky i fundit dyshohet se shkoi t’i bënte atentat, por mbeti vetë i plagosur. Mjekët i dhanë ndihmën e parë mjekësore duke mos njoftuar policinë. Ata akuzohen për moskallëzim krimi.