Vendosni fjalën kyçe....

Napoli fiton ndaj Atalantës dhe mban ritmin në garën për titull


Napoli ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Atalantës duke mbajtur ritmin pozitiv në garën për titull.

Siparin e golave për napoletanët e hapi Insigne në minutën e 14 i cili shënoi nga pika e bardhë.

Më pas në minutën e 37 dyfishoi rezultatin Politano duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të dy golave.

Në pjesën e dytë reagojnë bergamaskët të cilët ngushtuan rezultatin në minutën e 58 me De Roon.

Më pas Elmas trefishoi rezultatin për Napolin duke shënuar në minutën e 81. Me rezultatin 1-3 u mbyll sfida duke bërë që Napoli të marrë tre pikët të cilat e barazojnë përkohësisht me kryesuesit e Milanit.

Në sfidën tjetër Fiorentina fitoi 1-0 ndaj Empolit me golin e Gonzales.

Ndërsa në sfidën tjetër të luajtur sot, Udineze fitoi 5-1 ndaj Cagliarit.