Vendosni fjalën kyçe....

Ngacmuan seksualisht një grua, vihen në pranga 2 persona në Tiranë


Dy persona janë vënë në prangat e policisë në kryeqytet, pasi akuzohen se kanë ngacmuar seksualisht një grua.

Të arrestuarit janë personat e identifikuar vetëm me inicialet, Sh. D., 37 vjeç, dhe E. S., 32 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve Sh. D., 37 vjeç, dhe E. S., 32 vjeç, pasi dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual” me një shtetase.”– njofton Policia.

Përmes njoftimit për mediet, Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar edhe 4 të tjerë si dhe ka proceduar penalisht 2 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, nga shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor në plagosje.

NJOFTIMI I POLICISË

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndyshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve Sh. D., 37 vjeç, dhe E. S., 32 vjeç, pasi dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual” me një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. K., 64 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. M., 54 vjeç, dhe F. B., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasin N. N., 50 vjeç, për veprën penale “Kanosja”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen A. M., 44 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin G. N., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin R. S., 19 vjeç.
—–
Më datë 03.04.2022, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, persona edhe të paidentifikuar, kanë goditur me grusht shtetasit A. K., 33 vjeç, dhe E. K., 35 vjeç. Punohet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.