Vendosni fjalën kyçe....

Orban kërkon rizgjedhjen për herën e katërt radhazi, opozita bashkohet e gjitha kundër tij


Kryeministri afatgjatë i Hungarisë Viktor Orban përballet me sfidën e tij më të vështirë deri më tani, me zgjedhjet e 3 prillit.

Orban — i cili ka shërbyer në këtë post që nga viti 2010, si dhe nga 1998 në 2002 — po kërkon mandatin e tij të pestë në detyrë dhe të katërtin radhazi

Ai do të dalë kundër Peter Marki-Zay, i cili kryeson një koalicion opozitar që është bashkuar me dëshirën ta rrëzuar atë.

Por zgjedhjet nuk janë e vetmja çështje në mendjen e votuesve. Ata gjithashtu do të pyeten për pikëpamjet e tyre për një referendum të diskutueshëm për të drejtat e LGBT.

Çfarë është ndryshe në këto zgjedhje?

Në një lëvizje të paprecedentë, gjashtë parti opozitare u bashkuan në përpjekje për të rrëzuar Orbanin duke zgjedhur një kandidat për t’i përfaqësuar të gjithë: Péter Marki-Zay.

Ai do të përballet me Orbanin për të qenë kryeministri i ardhshëm i Hungarisë.

Përtej koalicionit opozitar, dy parti më të vogla mund të hyjnë në parlament duke kapërcyer pragun e votave prej 5%.

Mi Hazánk Mozgalom është një parti e krahut të djathtë që mori politikanët nga partia konservatore Jobbik, e cila dikur ishte parti e djathtë përpara se të pozicionohej më në qendër. Mbështetja për Mi Hazánk Mozgalom u rrit gjatë pandemisë COVID pasi ishte e vetmja parti kundër vaksinave.

Tjetra është një lëvizje shaka, e quajtur Partia Hungareze e Qenit me Dy bishta.