Vendosni fjalën kyçe....

Rama zbulon sallën e re VIP në Rinas dhe bën thirrje: Kërkohen djem dhe vajza me paga mbi 60 mijë lekë


Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga salla e re Vip në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas. Me këtë rast ai ka bërë edhe një thirrje për punësim në këtë sektor, duke thënë se kërkohen djem dhe vajza punëtorë. Pagat sipas kryeministrit nisin nga 600 mijë lekë të vjetra.

Rama thotë se po punohet për detajet e fundit.

 “Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza” është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart, ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron.”- shkruan Rama.