Vendosni fjalën kyçe....

Sot mbahen zgjedhjet në Serbi


Në Serbi mbahen sot zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale. Sipas medieve serbe të drejtë vote kanë rreth 6.5 milionë qytetarë.

Në zgjedhjet presidenciale janë tetë kandidatë në garë dhe 19 në zgjedhjet parlamentare.

Votimi ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 20:00.

Në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të marrin tre deri në katër deputetë.

Në garë për presidencën janë presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kandidati i grupit të qytetarëve “Për një Serbi të bashkuar, të drejtë dhe stabile” Zdravko Ponos; kandidati i grupit të qytetarëve “Patrioti Serb” Misa Vaçiç, kandidatja e koalicionit “Sovranistët” Branka Stamenkoviç.

Kandidatë për presidencën e Serbisë janë gjithashtu Milica Gjurgjeviç Stamenkovski në emër të Partisë Serbe Zavetnici, pastaj kandidati i koalicionit për Mbretërinë e Serbisë – DSS, Millosh Jovanoviç si dhe kandidati i koalicionit Dveri dhe POKS Boshko Obradoviç.

Rezultatet e para preliminare të KQZ-së do të shpallen 24 orë pas mbylljes së qendrave të votimit, të hënën, më 4 prill, deri në orën 20.00.