Valixhja e dyshimtë në qendër të qytetit të Fierit që ngriti në këmbë policinë, ka rezultuar vetëm një alarm i rremë.
Pas verifikimeve të forcave xheniere që mbërritën në vendngjarje, u zbulua se valixhja kishte qenë bosh dhe ishte harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve në qytet.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një valixhe që ishte konstatuar në rrugë, nga këqyrja e kamerave dhe verifikimeve nga shërbimet e Policisë, rezultoi se valixhja është bosh dhe është harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve.”- ka njoftuar policia.
Kur u pa fillimisht valixhja e braktisur në rrugë, policia ngriti alarmin dhe bëri devijimin e lëvizjes së qytetarëve.