Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka: Imazhet e civilëve të vrarë në Ukrainë, padia e qartë e natyrës kriminale të regjimit rus


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas fotografive të shpërndara ditën e sotme të civilëve të vrarë në Ukrainë në zonat e liruara nga ushtria ruse.

Xhaçka thotë se imazhet me të vrarë mes tyre fëmijë e gra janë padia më e qartë e natyrës kriminale të regjimit rus.

Ministrja e Jashtme ka kërkuar që bota të veprojë dhe krimet të hetohen.

E shokuar nga provat mizore të ushtrisë ruse në Ukrainë .

Imazhet e civilëve të vdekur, burra, gra dhe fëmijë, të hedhur në rrugët e qyteteve të çliruara të Ukrainës , historitë e dokumentuara të përdhunimeve dhe shkatërrimeve tronditëse të qyteteve të tëra, janë padia më e qartë e natyrës së vërtetë kriminale të regjimit rus .

Bota duhet të veprojë! Si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Grupit të Miqësisë për Përgjegjshmërinë në Ukrainë, Shqipëria do të punojë me aleatët dhe partnerët e saj në mënyrë që këto krime të evidentohen dhe hetohen siç duhet”-shkruan Xhaçka.