Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari i Ukrainës: Rusia ka sulmuar një tjetër qytet port



Pas sulmeve ajrore nga forcat ruse në qytetin port ukrainas të Odesa-s, tani po marrim raporte për një sulm në një qytet tjetër port, Mykolaiv.

Sipas BBC-së, Anton Herashchenko, një ndihmës i ministrit të brendshëm të Ukrainës, tha se autoritetet lokale kishin raportuar disa sulme me raketa në Mykolaiv.

Ushtria ruse ka shënjestruar portet jugore të Ukrainës, duke përfshirë Odesën dhe Mykolaiv-in, në një përpjekje të dukshme për të bllokuar Ukrainën nga Deti i Zi dhe për të krijuar një korridor tokësor nga Rusia në gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e mori nën kontroll në vitin 2014.