Hashtag.al publikon dokumente të reja lidhur me paragjykimin krahinor në organet e vettingut, të cilat dëshmojnë se në organet e vettingut përdoret një racizëm i strukturuar për të vlerësuar subjektet.
Këtë herë ka qenë gjyqtari Bledar Abduallai i cili në ankesën e tij ka treguar se ndaj personit të lidhur me të është përdorur paragjykim krahinor për të vlerësuar figurën e tij si gjyqtar.
Në ankesë shkruhet se ndaj personit të lidhur me Abdullain, zonjën Osmanaj, këshilltari pranë OMN-së kishte thënë: “U bë kjo tropojania e Viçidolit të ketë pasuri”.
Ky është një rast i njëjtë me vlerësimin e përdorur nga trupa e vettingut për prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj ndaj të cilës Genta Bungo tha frazën “një maloke më pak” për ta larguar nga drejtësia.