Ish-drejtuesi i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij në terren me mbështetës të tij.
Këtë herë Basha është ndalur në Sauk në degën nr.12 të kryeqytetit.
Basha duket se do kërkojë sërish të zgjidhet për drejtimin e PD-së pasi në Shkodër ai mohoi se do krijonte një parti të re si dhe mundësinë për të qenë në garën për postin e Presidentit.
PD-ja është përfshirë në një situatë përplasje dhe ambiguiteti ku dy grupe pretendojnë drejtimin e saj.
Ndërkohë që një vendim gjykate i shkallës së parë njohu ndryshimet e statutit të bëra më 11 dhjetor, nga ana e kryetarit në detyrë Enkelejd Alibeaj dhe grupimit Basha është bërë ankimimi në shkallën e apelit të gjyqësorit.