Vendosni fjalën kyçe....

Blloqet e shënimeve të Darvinit rikthehen në mënyrë misterioze në bibliotekë, 22 vjet pasi u vodhën


Dy blloqe shënimesh “të vjedhura” të shkruara nga Charles Darwin janë kthyer në mënyrë misterioze në Universitetin e Kembrixhit, 22 vjet pasi u panë për herë të fundit.

Fletoret e lidhura me lëkurë vlejnë shumë miliona paund dhe në to përfshihet skicën e shkencëtarit “pema e jetës”.

Kthimi i tyre vjen 15 muaj pasi BBC i kishtoi një vëmendje historisë së zhdukjes së tyre dhe biblioteka nisi një apel mbarëbotëror për t’i gjetur ato.

“Ndihem e gëzuar”- thotë bibliotekarja e universitetit Dr Jessica Gardner, citon BBC.

Ajo buzëqesh ndërsa jep lajmin: “Ato janë të sigurta, janë në gjendje të mirë, janë në shtëpi”.

Por kush i ktheu dy blloqet? Ato u lanë në mënyrë anonime në një çantë dhuratash ngjyrë rozë të ndezur, brenda së cilës ishte kutia origjinale blu ku mbaheshin blloqet dhe një zarf të thjeshtë ngjyrë kafe.

Mbi të ishte printuar një mesazh i shkurtër: “Bibliotekare, Gëzuar Pashkët X”.

Pakoja ishte lënë në dysheme, në një pjesë publike të bibliotekës pa kamera, jashtë zyrës së Dr Gardner.

“Unë po dridhesha”– thotë Dr Gardner për reagimin e saj kur pa çantën dhe përmbajtjen e saj për herë të parë më 9 mars. “Por unë isha gjithashtu e kujdesshme sepse derisa t’i hapim ato, nuk mund të jesh 100% i sigurt.”

Një vonesë prej pesë ditësh pasoi midis gjetjes së pakos dhe dhënies së lejes nga policia për të ekzaminuar blloqet dhe për të konfirmuar se ato ishin të vërteta.

Blloqet e shënimeve datojnë nga fundi i viteve 1830 pasi Darvini ishte kthyer nga Ishujt Galapagos. Në një faqe, ai vizatoi një skicë të një peme, e cila ndihmoi në frymëzimin e teorisë së tij të evolucionit dhe më shumë se 20 vjet më vonë do të bëhej një teori qendrore në veprën e tij “Për origjinën e specieve“.