Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata nga Rusia: SHBA vetë i rriti importet e naftës ruse, por Evropës i bën thirrje t’i ndalojë ato


SHBA ka rritur importet e naftës ruse me rreth 43%, ndërkohë që i bën thirrje Europës që të ndalojë importet nga Rusia. Të paktën kështu tha për mediat ruse të dielën zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurimit, Mikhail Popov.

Zyrtarët amerikanë po u bëjnë thirrje vendeve evropiane të refuzojnë naftën dhe gazin rus, për shkak të operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë.

Por gjatë një interviste, Popov u shpreh se Uashingtoni i detyroi evropianët të vendosnin sanksione ndaj Rusisë, por vetë jo vetëm vazhdojnë të importojnë naftë por edhe e kanë rritur numrin e importeve gjatë javës së kaluar.

Po ashtu Popov shtoi se SHBA i lejoi kompanitë amerikane të eksportonin plehra minerale nga Rusia, duke i njohur ato si mallra thelbësore.

 “Shtetet e Bashkuara të Amerikës i detyruan evropianët të vendosin sanksione anti-ruse, ndërkohë që ata vetë jo vetëm vazhdojnë të importojnë naftë nga Rusia, por edhe i rritën furnizimet e ‘arit të zi’ me 43% gjatë javës së kaluar në 100 mijë fuçi në ditë!

Përveç kësaj, Uashingtoni lejoi kompanitë e tij të eksportonin plehra minerale nga Rusia, duke i njohur ato si mallra thelbësore. Por për momentin, Uashingtoni nuk i lejon evropianët të marrin masa të ngjashme.”– deklaroi zyrtari rus gjatë një interviste.