Një 10 vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin Fan të Mirditës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:10, në fshatin Shtrungaj. Dyshohet se të miturin e ka rrëmbyer rrjedha e lumit, ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe Policia kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit në rrjedhën e lumit.
“Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytur një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe sëbashku me banorët kanë nisur kërkimet.
Në gadishmëri janë vënë edhe polumbarët e Reneas, të cilët kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit, do fillojnë në orët e para të mëngjesit .
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”-njofton policia.