Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari: Dakord për një Presidente grua, por ta limitosh zgjedhjen në bazë të gjinisë mund të jetë një gabim i pafalshëm


Diskutimeve për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re i është bashkuar edhe aktivistja demokrate Evi Kokalari.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari duke cituar kryeministrin Edi Rama se është dakord që ka ardhur koha për një Presidente grua, por thekson se ta limitosh zgjedhjen vetëm në bazë të gjinisë mund të jetë një gabim i pafalshëm.

“Edhe une jam dakort që ka ardhur koha për një Presidente grua, por ta limitosh zgjedhjen në bazë të gjinisë në një periudhë që Shqiperia ka nevojë për një figurë frymëzuese, mund të jetë një gabim që nuk i falet askujt.

Uroj që fokusi të jetë karakteri dhe aftësia e kandidatit që të bashkoj Shqiptarët dhe jo fakti i të qënit femër, ndryshe dhe vlerë s’do kishte më nëse Presidentja e parë Shqiptare do të zgjidhej mbi kritere kaq mediokër.”– thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Kokalari.

Ky reagim vjen pas shumë raportimeve e diskutimeve se PS ka ndërmend të propozojë një kandidate grua për Presidencën, ndërsa presidentit aktual Ilir Meta po i përfundon mandati.