Vendosni fjalën kyçe....

Fermerët francezë ndezin zjarre për të mbrojtur vreshtat e pemishtet nga ngrica


Verëbërësit francezë dhe fermerët e frutave po ndezin zjarre dhe spërkasin ujë mbi vreshtat dhe pemishtet për të mbrojtur vreshtat e tyre dhe kulturat e frutave nga temperaturat nën zero në rajone të ndryshme franceze.

Një numër i madh sythash të hershëm që u shfaqën në mars kur temperatura u rrit mbi 20 gradë tani janë në rrezik: natën shenja e termometrit arriti në minus 7 gradë Celcius në zona të ndryshme në Francë.

Çmimi i një pishtari zjarri është 10 euro dhe nevojiten 600 pishtar për hektar. Duke qenë se përpjekjet duken të jenë mjaft të kushtueshme, disa fermerë duhet të zgjedhin rrushin më të çmuar për të kursyer dhe të lënë pjesën tjetër të përballet me forcat e natyrës.

Bryma e pranverës goditi vreshtat franceze vitin e kaluar, duke shkaktuar rreth 2 miliardë euro humbje.