Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet e pajetë një grua në një barakë në Vlorë



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një grua është gjetur e pajetë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të këtij qyteti, ku trupi i pajetë i një 60-vjeçareje është gjetur në një barakë.

“Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen ‘1 Maji’, Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.”– thuhet në njoftimin e Policisë.