Kanadaja ka ratifikuar marrëveshjen e nënshkruar me Shqipërinë për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore.
Marrëveshja do t’i nisë efektet nga 1 gushti 2022.
Lajmin e ka shpërndarë Kryeministri Edi Rama i cili thotë se Kanadaja ka përfunduar procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes.
“Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë
Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet”-shkruan Rama.