Vendosni fjalën kyçe....

Kim nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD-së, por Alibeajn: Vazhdojmë para jo mbrapa


 

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim sot në Kryesinë e Kuvendit, me Enkelejd Alibeaj, të cilin e ka quajtur si “kryetari në detyrë i PD-së”.

Kështu ajo nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD-së pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës.

“Diskutim shumë i mirë sot me Enkelejd Alibeajn sot, kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike. Folëm për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj.

Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë dhe shpresojmë që të forcohet.

SHBA dhe Shqipëria kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimit e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”- shkruan Kim në një postim në rrjetet sociale, pas këtij takimi. Ajo duket qartë që po injoron vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila më 25 Mars miratoi kërkesën e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, për të regjistruar ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 Dhjetor të vitit të kaluar. Ky vendim legjitimon Kuvendin e datës 11 Dhjetor të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha si dhe njeh Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së. 

Por siç duket përplasjet me Berishën, nuk e lënë ambasadoren ta pranojë atë.