Kremlini i është përgjigjur deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden se presidenti rus Vladimir Putin duhet të gjykohet për krime lufte.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se fyerjet personale janë “të papranueshme dhe të turpshme“, për një president të SHBA-ve.
“Fyerjet personale ndaj Presidentit të Rusisë vazhdojnë, kjo është e keqe. Ne e konsiderojmë këtë të papranueshme dhe të turpshme për një President të SHBA-së.”- tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas CNN.
Duke folur me gazetarët në një video-konferencë, Peskov tha gjithashtu se SHBA-ja ka të ngjarë të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.