Nga Dritan Kaba
Dy herë fjala maloke e përdorur nga zyrtarë të KPA. Një akt racist shumë i rëndë, por dhe më i rëndë bëhet kur përdoret ndaj një gruaje, një nëne.
Asnjë nga shoqatat “e grave” nuk ka reaguar. Asnjë nga shoqatat e paguara nga taksat e amerikanëve, evropianëve dhe të shqiptarëve nuk ka reaguar.
Komiteti i Helsinkit dhe simotrat e saja nën komandën e Fondacionit të Soros janë pa gojë. I kanë vënë kyç.
Por nuk kuptoj pse deputetet gra të opozitës nuk flasin?!
Po partitë opozitare pse nuk ndjehen?
Nuk e kuptoj kush ua mban gojën të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Bungos për këtë racizëm krahinor.
Thua bëjnë arsyetimin se po folëm quhet ndërhyrje në Veting?!
Nëse e përdorin këtë logjikë absurde janë dy herë fajtorë.
Opozita nëse do ndryshimin nuk mund të jetë si ata “qengjat” që sillen politikisht korrekt.
Racizmi, përbuzja, urrejtja e anëtarëve të KPA nuk mund të jetë e justifikueshme për asnjë arsye.
Opozita dhe sidomos deputetet gra të saja nuk duhet ta anashkalojnë këtë fakt tronditës të ndodhur në organet e Vetingut.
Opozita duhet të jetë në krah të çdo shqiptari nëse i shkelën të drejtat e tij, qoftë edhe një i vetëm.
Mosreagimi i bën njësoj fajtorë.