Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Jorida Tabaku.
Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, sipas së cilës Veliaj nuk ka shpifur ndaj Tabakut.
“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 05.04.2022, në Gjykatën e Posaçme
të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi për çështjen me nr. 29
regjistri themeltar, datë 17.02.2022 regjistrimi, mbi ankimin e viktimës akuzuese J.T., me të
akuzuar E.V., G.Gj., A.K., ku kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar vendosi, lënien në fuqi të Vendimit nr. 86 datë 16.12.2021 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”– thuhet në njoftimin e GJKKO-së.
Bëhet fjalë për një deklaratë të Veliajt, lidhur me projektin për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri”. Sipas tij, “sulmi” që PD-ja i bënte projektit ishte i orkestruar me qëllim vendosjen e një gjobe ndaj kompanisë që po e ndërtonte atë.
Por GJKKO arsyeton se këtu nuk ka pasur shpifje, por vetëm një reagim politik.