Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Haradinaj lënë pas diferencat, takohen në Tiranë (FOTOT)


Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të martë në Tiranë, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,, Ramush Haradinajn.

Rama ka postuar në Facebook disa foto nga takimi me kreun e AAK-së dhe delegacionin e tij.

Ky është takimi i parë pas përplasjeve mes tyre dhe padisë së kryeministrit shqiptar për ish-homologun e tij të Kosovës.

Haradinaj gjithashtu ka publikuar foto nga takimi, të cilat i shoqëron me një mesazh përmes të cilit zbulon pjesë nga diskutimi. 

 “Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama.  Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë. Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale.”– shkruan Haradinaj.